Egzon Bejtullai e ka zyrtarizuar ekipin e ri me të cilin do të vazhdojë karrierën në të ardhmen. Bëhet fjalë për skuadrën e Helsigborg në Suedi. Kontrata është firmosur për tre vite, ndërsa kjo skuadër është shpallur pesë herë si kampione.
Një hap para për karrierën e Bejtullait, që gjithmonë ka lënë shije të mirë me ndeshjet e zhvilluara. Për këtë arsye kërkohej nga shumë klube, ku nuk u përjashtuan as ekipet kryesuese të Superiores. Megjithatë flitet për një lojtar të nivelit të lartë, që kërkonte edhe një rrogë po të këtij niveli. Disi e papërballueshme për klubet tona. Nga ana tjetër, sipas asaj që raporton “Infosport” Bejtullai është një ndër tre më të paguarit në skuadrën e re, ndërsa do të ketë edhe një klauzolë largimi në rast të ndonjë oferte të mirë që mund t’i vijë gjatë periudhës së merkatos. /Sport Ekspres/