“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme, për gjendjen dhe formën që ka Çekia, për paraqitjen që ka pasur gjatë kualifikueseve dhe për pozicionin që ka në renditje. Është në vendin e dytë pas Shqipërisë. Kështu që për ne është akoma më e rëndësishme, sepse nëse bëjmë një rezultat pozitiv e Çekinë, pothuajse arrijmë në Euro 2024 në Gjermani. Pra, është një kryqëzim shumë i rëndësishëm për të marrë rrugën për në Gjermani. Por nuk është kryqëzim fatal për ne, për çekët është kryqëzim fatal. Ndjesia ime është që do arrijmë të kualifikohemi dhe e meritojmë të kualifikohemi.
Silvinjo është drejtuesi, regjisori, organizatori i kësaj skuadreje. Ai që bashkon dhe krijon atë frymën e grupit dhe të skuadrës. Një ekip kombëtar ka specifikat e veta, ku trajneri ka shumë pak kohë në dispozicion fizikisht me lojtarin. Ka shumë pak mundësi për të ndryshuar gjendjen fizike të tyre, qoftë edhe përgatitjen e tyre. Ajo që mund të bëjë më mirë është të krijojë frymën e grupit, të zgjedhi lojtarët e duhur në momentin e duhur dhe në vendin e duhur. Silvinjo këtë gjë e ka bërë shumë mirë. Përkushtimi i tij është realisht i jashtëzakonshëm. Puna e tij profesionale dhe me grupin e tij, stafin e tij, është në nivele shumë të larta. Kjo ka bërë që të jemi mirë. Në fund të fundit, edhe fati e ka shpërblyer”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/