Pep Guardiola paralajmëron largimin: Do të bëj pak pushim, koha për të drejtuar në “Copa America”

Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City pas përfundimit të këtij sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp. Sipas tij pas 7 viteve është koha që ai të drejtojë një përfaqësuese, por që sigurisht nuk do të jetë Brazili. “Pas shtatë viteve te Manchester City, mendoj se është koha të bëj një pushim, të ndalem për pak kohë, dhe të shoh çfarë kemi bërë dhe çfarë më frymëzon.

Do të doja të drejtoja një përfaqësuese të Amerikës Latine. Dëshiroj te provoj ndjesinë e Copa America. Për të drejtuar Brazilin, besoj se përfaqësuesen e Brazilit gjithmonë do ta drejtojë një brazilian, nuk shoh një të huaj në skuadrën e Brazilit”, u shpreh Guardiola. Me shumë mundësi skuadra e ardhshme që do të drejtohet nga Guardiola do të jetë Kombëtarja e Argjentinës, ku mund të kemi përsëri rikthimin e dyshes Guardiola-Mesi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *