Pep Guardiola mund ta shndërronte në “jashtëtokësor”, Manchester City bën gjithçka për të marrë Leaon nga Milani

Leao e ka rritur ndjeshëm nivelin te Milani dhe mund të quhet protagonisti kryesor sa i përket rikthimit të titullit të Serisë A te kuqezinjtë. Chelsea e ka kërkuar prej kohësh, por së fundmi është Manchester City që ka hyrë në garë.

Qytetarët janë gati që t’i ofrojnë dyfishin e rrogës që merr te Milani ky futbollist, Pep Guardiola e di më së miri se Leao mund të shndërrohet në “jashtëtokësor”. Madje Manchester City është gati që të përfshijë edhe Grealish në marrëveshje, por Milani nuk e pëlqen këtë futbollist dhe dëshiron që të përfitojë vetëm një sasi të madhe parash nga largimi i yllit të ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *