Pep Guardiola i doli në mbrojtje dhe Haland ia shpërbleu: Unë kam shënuar 11 gola në 11 vite karrierë, çfarë këshillas t’i jap atij?

Erling Haland i dha fitoren Manchester City dje ndaj Brentford. Goli i tij mjaftoi që qytetarët të fitonin me shifrat 1-0. Megjithatë kritikat janë të mëdha nga tifozët për Haland, pasi nuk po shënon si në sezonin e kaluar. Për këtë çështje ka reaguar edhe trajneri Pep Guardiola, i cili u shpreh:

“Është mirë që Haland gjuajti nëntë herë, dhe në ndeshjen tjetër do të shënojë sërish. Nuk mund të zemërohem me të. Unë kam qenë futbollist dhe kam shënuar 11 gola në një karrierë që zgjati 11 vjet, pra mesatarisht një gol në sezon.

Mbi këtë bazë, a jam unë personi i duhur për të kritikuar dhe këshilluar sulmuesit? Nuk e fajësoj, është normale në futboll. Lojtarët janë qenie njerëzore – tha Guardiola pas ndeshjes me Chelsean, kur Haaland humbi shumë raste. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *