“Pelegri, më mirë se Mbape”

Vendosi rekorde në Itali, tani ka nisur ta bëjë në Francë. “Pietro Pelegri, më mirë se Mbape”. Kështu titullonte sot prestigjiozja L’Equipe, që ka hequr një paralele të bujshme, edhe pse për momentin vetëm për moshën.

Sulmuesi italian debutoi mbrëmë për Monakon, në moshën 16 vjeç e 336 ditë, 11 ditë më i vogël se Kilian Mbape.

Ylli francez i dërgoi një mesazh në Twitter Pelegrit, duke e përgëzuar për rekordin, ndërsa të Monako krenohen me faktin se janë një ndër klubet që u jep më shumë hapësirë të rinjve. Prej 40 vitesh nuk ka zbritur në fushë për Monakon lojtar më i ri se Pelegri, i cili tashmë do të lejohet të rritet pa presione, ndoshta për t’u bërë një Mbape i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *