Pele në spital, situata është serioze

Braziliani legjendar Pele është çuar me urgjencë në spital sot, pasi humbi ndjenjat, në shtëpinë e tij. Gjatë gjithë javës ish-sulmuesi i Brazilit ka qenë i sëmurë dhe testet në spital kanë arritur në përfundimin se 77-vjeçari është i tejlodhur nga sëmundja që po kalon.

Mjekët e kanë urdhëruar të qëndrojë në spital për të pasur situatën nën monitorim të vazhdueshëm, duke bërë që të anulohet një udhëtim për në Londër, ku Pepe do të nderohej nga gazetarët anglezë.

Më herët Pepe ka qenë në Rusi për shortin e Kupës së Botës dhe aty ishte në një karrocë invalidësh, për shkak se ishte i pafuqishëm për të ecur. I sëmurë prej një viti, tre-herë kampioni i botës ka rralluar daljet publike, por kërkoi të ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së kampionatit Karioka në Rio para pak ditësh dhe duket se aty sëmundja është rënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *