“Peaky Blinders është filmi më i mirë”, rrëfimi ndryshe i Kumbullës: Pëlqeja notin dhe karatenë

Marash Kumbulla është një nga mbrojtësit shqiptar që ka marrë më shumë vëmendje në Itali. Pas një sezoni fantastik me Veronën erdhi kalimi te Roma, atje ku lojtari kuqezi la menjëherë gjurmë me paraqitjen e tij dhe duke arritur që të tundi edhe rrjetën kundërshtare.

Në një video “live” në “Instagram”, Kumbulla i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij, duke bërë një rrëfim disi më të veçantë. Karateja dhe notimi janë pasionet e fshehura, ndërsa filmi më i mirë është “Peaky Blinders”.

Si e imagjinon debutimin tënd me një stadium të stërmbushur në Olimpico? “Mezi po pres”.

Idhulli yt: “Chiellini më ka inspiruar që kur isha i vogël”.

Ndeshja më e mirë?: “Verona-Juventus në sezonin e shkuar, një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Pasioni tjetër përveç futbollit?: “Që kur isha fëmijë më pëlqente që të notoja dhe të bëja karate”.

Seriali më i preferuar: “Peaky Blinders, pa asnjë dyshim”.

Kur ke nisur që të luash futboll?: “Që në moshën 5-vjeçare në qytetin tim, Cavalcaselle”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *