Patrick Viera do të jetë trajneri më i ri i Crystal Palace. Francezi u zyrtarizua tek skuadra londineze ditën e sotme, ku firmosi një kontratë tre vjeçare. Në deklaratën për shtyp Viera u shpreh mjaft i kënaqur me detyrën e re si trajner i Crystal Palace.
“Jam shumë i lumtur që më jepet kjo mundësi të rikthehet në Premier League dhe të drejtoj një ekip të mrekullueshëm. Po fillojmë së bashku një kapitull të ri. Projekti është tërheqës për mua, sikurse edhe ambiciet dhe planet e drejtuesve për klubin dhe akademinë në veçanti. Shpresojmë të bëjmë përmirësime të mëtejshme dhe ta çojmë Crystal Palace përpara”, ka thënë mes të tjerash Vieira./Sport Ekspres/