“Patate Kukësi”! Redon Dragoshi tregon mes batutave Hallaçin: Zemrën e kam në Kukës, njihemi për mikëpritësa

Kukësi po del nga situata e vështirë me trajnerin Hallaci. Verilindorët kanë lënë pas zonën e ftohtë dhe e shohin veten më pak të rrezikuar për rënien nga Superiorja, pas një nisje aspak të mirë. Ndërkohë i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora” ishte futbollisti i Kukësit, Redon Dragoshi.

“U larguam nga zona e ftohtë. Hallaci? Që kur erdhi, na solli stil tjetër loje. Po luajmë me katër mbrojtës dhe celësi i suksesit është pikërisht aty, kemi pësuar më pak gola. Na ka munguar kjo lloj disipline. Zemrën e kam në Kukës, kuksianët njihen për mikëpritsa. Ka ndryshuar dietën Hallaci? Patate kukësi”, tha mes të qeshurave Redon Dragoshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *