Pas zhbllokimit të merkatos FIFA gëzon sërish Partizanin, lojtari vihet nën urdhërat e Ilir Dajës

Janari vazhdon të sjellë lajme pozitive për Partizanin. Pas zhbllokimit të merkatos, FIFA gëzon sërish skuadrën kryeqytetase. Qeveria botërore e futbollit ka dhënë dritën jeshile për aktivizimin e futbollistit Erald Çinari. Ky i fundit ishte edhe arsyeja përse “demat e kuq“ pësuan atë bllokim të merkatos në verën e shkuar, por tashmë kjo çështje duket se është zgjidhur përfundimisht.

Sulmuesi shkodran do të jetë tashmë nën urdhërat e Ilir Dajës, që më në fund do të ketë mundësinë ta aktivizojë në fushën e lojës, duke rritur më tepër cilësinë në vijën e sulmin. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Partizanit, që nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook“ njofton:

“FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm. Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *