Barazim pa ngjyra… Ose më saktë, që nuk gëzon askënd, sepse renditja nuk lëviz dhe sepse tashmë Atalanta ka humbur një shans për t’u afruar te Europa dhe Interi për të rifituar vendin Champions, duke qenë se nesër luhet Lacio-Roma. Në “Atleti Azzurri d’Italia”, arbitri vërshëlleu në minutën e 93-të duke i dhënë nga 1 pikë dy ekipeve, me djemtë e Spaletit që pasi kishin rigjetur golat dhe sidomos formën e mirë, në tre ndeshjet e fundit arrijnë që të marrin vetëm 2 pikë në tre ndeshjet e fundit.
Pas Valter Maxarrit, që me Torinon i mundi, një tjetër ish trajner i ndal dhe ai është Gasperini i Atalantës. Që pas fitores me Veronën, dy barazime dhe 1 humbje për ekipin zikaltër, ndërsa Ikardi vazhdon që të mos shënojë prej 3 ndeshjesh.
Pas 50 minutash ku u pa më shumë ekipi vendas, skuadra e Spaletit doli në pah dhe Etrit Berisha u ngjit në katedër duke i thënë jo në të paktën dy momente, teksa në fund pati emocione dhe sidomos raste. Galiardini goditi shtyllën, por Perisiç ishte i pafat.