Pas “gjunjëve” vjen radha e Tiranës, thumbimi i Gjicit: Fiton Kukësi! Ia kemi marrë dorën

Tirana-Kukësi do të jetë sfida më e bukur e javës së 14 të Superiores. Ekipi që do të dalë humbës nga kjo përballje do ta përjetojë keq, pasi të dyja skuadrat luftojnë për titullin kampion si objektiv, por nuk po bindin me rezultatet e marra dhe lojën e treguar.

Gjithsesi, është Safet Gjici që e ndez takimin para kohe. Pas “gjunjëve” për Partizanin, një thumbim ka edhe për ekipin tjetër të kryeqytetit, Tiranën.

“Me Tiranën presim një rezultat pozitiv, të fitojmë. Patjetër që ne Tiranës ia kemi marrë dorën. Sigurisht që edhe Tirana ka ekip të mirë dhe do të jetë e luftuar si ndeshje. Por unë e kam bindje që lojtarët e Kukësit do tregojnë gjithë cilësitë e tyre. Fusha e lojës do tregojë më tepër, por unë kam bindjen se do e fitojmë ne”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online