Tendenca e re në futbollin kosovar është afrimi i prindërve të futbollistëve të famshëm shqiptarë në klube të ndryshme.
Kështu, pas Agim Canës, që është bërë president te Vëllaznimi i Gjakovës, duket se e kanë radhën Ragip Xhaka e Afrim Ajeti.
Për këta të fundit bëhet fjalë për bashkim me Llapin e Podujevës, siç zbulohet nga ish-trajneri Tahir Batatina, tashmë drejtor i klubit: “Si drejtor sportiv dhe drejtor organizativ i klubit jam shumë afër ta rikthej në skuadër dhe të rikthehen njerëzit e fuqishëm në Evropë që janë. Ndoshta i kanë edhe djemtë të cilët janë duke e dhënë më të mirën në Evropë, siç është Arlind Ajeti, vëllezërit Xhaka, ku baballarët e tyre do t’i bashkohen skuadrës së Llapit dhe do të jenë aksionarë te ky klub”.
Arsyeja e këtij fluksi personazhesh të njohur të futbollit në Superligën e Kosovës është së pari për imazh, sepse në aspektin financiar nuk bëhet fjalë që klubet kosovare të prodhojnë fitim, të paktën për momentin.