Karlo Tavekio është bërë një ndër emrat më të përfolur ditët e fundit dhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit më në fund ka dhënë dorëheqjen, duke marrë përgjegjësinë që i takon për dështim madhor të Italisë, që do të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Megjithatë, nuk kanë mbaruar me kaq telashet për ish-shefin e futbollit italian, sepse Corriere della Sera ka publikuar sot një rrëfim të bujshëm të nj punonjëseje të Federatës Italiane.
Femra, e paidentifikuar me emër, ka rrëfyer se Tavekio e ka ngacmuar seksualisht, duke e prekur shpesh dhe duke i kërkuar marrëdhënie seksuale.
Sipas femrës në fjalë, historia ka vazhduar për disa vite dhe ajo është e gatshme të tregojë provat me audio e video, pasi i ka dhënë leje avokatit të saj që të denoncojë Tavekion.