Partizanin nuk e lë rehat as politika, Kryemadhi: Humbja në Gjirokastër, dha urdhër Edi Rama

Që politikanët e kanë marrë në qafë Shqipërinë sidomos këto dekadat e fundit, këtë e dinë të gjithë, por që të bëjnë edhe analiza futbolli dhe bastesh, këtë nuk e kishim parë ende.

E pamë këto ditë, kur të gjithë ata që gjoja e duan shumë Partizanin po shkulin flokët pse Partizani humbi 5-0 në Gjirokastër. Secili si specialist, gjen nga një arsye, ndërsa askush nga ata që hiqen si specialistë nuk thotë hapur diçka të papranueshme e të paimagjinueshme: Partizani është copë-copë dhe humbja me Luftëtarin erdhi se Partizani i tillë ka qenë gjithë sezonin dhe se Luftëtari e gjeti në ditë të zezë dhe e dhunoi. Pikë.

Jo, tani edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar se di gjithçka nga futbolli dhe e di mirë pse humbi Luftëtari: Edi Rama e paska luajtur në baste!

Pjesë e emisionit “Të Paekspozuarit” në News24, Kryemadhi tha: “Pse u mund Partizani 5-0, kujtoni ju se Luftëtari shënon 5 gola? Është pastrim parash, për baste, Edi Rama e ka vendosur. Ai pastron para në Amerikë, Katar etj… “.

Të mjerët ne, që nuk dimë asgjë dhe shyqyr qe na i tregojnë politikanët si funksionon futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *