“Partizani nuk e donte“, Stefa tregon momentin e kthesës për Totren: U shndërrua në “Zidanin“ e Tiranës

Totre ishte një nga afrimet e rëndësishme të Tiranës. Lojtari i ardhur nga Shkëndija ka bërë një sezon për tu duartrokitur me fanellën bardheblu, me të cilët do të ngrejë lart edhe trofeun e titullit kampion.Gjergji Stefa tregon në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ se sezoni i Totres nisi pas pjesës së dytë të ndeshjes me Laçin, e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet Superiore“.

“Shkëndija e la të lirë, Partizani nuk e donte se ishte pak i ngadaltë. Tirana kur e merr, nuk e vë prapa sulmuesve, por dy javët e parë luan si mesfushor qendre. Kur ka mbaruar pjesa e parë e ndeshjes Tirana-Laçi në javë të katërt në “Selman Stërmasi“, nga ajo javë ka filluar sezoni i Totres. Kritika shumë të mëdha për tre javët e para. Por nga ajo pjesë e dytë dhe mbrapa ai u shndërrua në një “Zidan“ të Tiranës“, ka thënë Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *