Partizani njofton ndryshime brenda “familjes”, ish-lojtari i njohur emërohet në krye të pankinës

Klubi i Partizanit njofton ndryshime brenda “familjes”. Ylli Shehu largohet nga roli i trajnerit të ekipit U-17, për të marrë drejtimin e skuadrës së vajzave. Vendin e tij në stolin e 17-vjeçarëve do ta marrë Oriand Abazaj. Lajmin e bën të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes kanaleve të veta zyrtare. Ish-sulmuesi i njohur do të jetë për detyrë të rrisë më tepër ekipin e vajzave, që është edhe një prioritet i madh i Partizanit.

“Klubi zyrtarizon emërimin e Ylli Shehut në drejtimin e ekipit të femrave. Pas eksperiencave të mëparshme në ekipet e akademisë U-19 dhe U-17 Shehu tashmë do të udhëheqë vajzat e kuqe, skuadër e cila mbetet një ndër prioritetet e veçanta të klubit. Oriand Abazaj do të jetë trajneri ekipit U-17 duke zëvendësuar në këtë post Ylli Shehun”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *