Partizani nis punën, dy lojtarë në provë

Partizani do të shkojë në Turqi të hënën, ndërsa sot ka kryer seancën e parë stërvitore për vitin e ri. Në stërvitje ishin edhe dy lojtarë nga kampionati kosovar, Alban Rexhepi dhe Adem Maliqi.

Alban Rexhepi është një mbrojtës 22-vjeçar, i cili në sezonin 2015/16 ishte pjesë e Laçit, pa luajtur fare, ndërsa sezonin aktual ka qenë te Vllaznia e Pozheranit, klub që ka probleme të mëdha financiare.

Ndërkohë, Adem Maliqi ka qenë pjesë e 2 Korrikut dhe gjithashtu do të mundohet të bindë Partizanin.

Me Partizanin pritet të bashkohet edhe qendërmbrojtësi Egzon Belica, edhe ky në provë, raporton Supersport. 27-vjeçari nga Struga ka një karrierë të pasur, pasi përveç Rabotniçkit dhe Shkëndijës në kampionatin maqedonas ka luajtur edhe për finlandezët e Inter Turkut, apo rumunët e Konkordias, ndërsa vitin e shkuar luajti me Rigan në Letoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *