Në Antalia janë luajtur sot dy miqësore të klubeve shqiptare. Partizani dhe Teuta kanë zbritur në fushë duke luajtur pak metra larg njëra-tjetrës, sepse po përdorin fushat e kompleksit “IC Hotels Santai”.
Partizani ka luajturkundër Paktakorit, një ndër klubet më të rëndësishëm në Uzbekistan, duke u mundur 3-1, edhe pse trajneri Starova hodhi në fushë svrish titullarët dhe Asani shënoi golin e parë të ndeshjes.
Ndërkaq, Teuta u ndesh me Osmanijespor, skuadër e kategorisë së katërt në Turqi, por edhe pse në teori diferencat ishin të mëdha, Teuta fitoi vetëm 1-0, me gol nga sulmuesi Latif në minutën e 70-të. Stavri Nica provoi formacionin titullar, por sinjalet e marra nuk ishin aspak pozitive dhe sulmi mbetet mediokër.
PARTIZANI – PAKTAKOR 1-3
Shënues: Asani 10′ / Bezerra 17′ pen. Ahmedov 34′, Hakimov 46′
Partizani luan me: Hoxha, Kalari, Atanda, Belica, Ibrahimi, Telushi (Fili 70′), Batha, Trashi (Sulejmani 70′), Progni, Asani (Lukas 46′), Bardhi (Kotobelli 70′).
OSMANIJESPOR – TEUTA 0-1
Shënues: Latif 70′
Teuta luan me: Kastrati, Beqaj, Shkalla, Hrkaç, Bilali, Hila, Mustafov, Gjorgievski, Hakaj, Çyrbja, Latif