Debutim perfekt i Klevis Dalipit, Partizani mund 3-0 Luftëtarin dhe fluturon në renditje, duke përfituar edhe nga humbja e Flamurtarit apo barazimi i Kamzës.
Fundjavë perfekte për të kuqtë, që kundër Luftëtarit dominuan totalisht dhe bllokuan sulmin e frikshëm të gjirokastriteve.
Kriza e kuqe nuk kishte gjurmë, loja ishte e rrjedhshme dhe golat dolën në mënyrë natyrale.
Batha e Progni siguruan tre pikët, me golat në minutat 33 e 72, ndërsa në minutën e 80-të u fut Edgar Çani, i cili me prekjen e parë të topit fitoi 11-metërsh.
Mund ta gjuante vetë, por e mori Batha topin, për të shënuar dygolëshin personal.
Luftëtari pak, shumë pak, për të pretenduar Europën, edhe pse me një fitore sot shkonte i treti. Është ende aty pranë, gjithsesi, ishte thjesht një humbje, e pranueshme.
Partizani – Luftëtari 3-0
Shënues: Batha 33′, Batha 82′ pen., Progni 72′
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Batha, Mala (Çani 79′), Trashi, Asani (Lukas 71′), Progni, Bardhi (Çulum 75′).
Luftëtari: Ruçi, Liçaj (Rapa 66′), Beqiri, Jakovljeviç, Xhekson, Ramadani , Aleksi, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja (Rapo 60′).
Kartonë të verdhë: Belica 33′, Mala 75′ / Rroca 47′
GOLAT
33′ GOL PARTIZANI! Kros nga këndorja, Trashi harkon dhe Batha me kokë godet bukur, duke shënuar!
76′ GOL PARTIZANI! Gafë e portierit Ruçi, Progni i rrëmben topin jashtë zone, shkon në fundore dhe nga një pozicion i prirët godet fort, duke shënuar, ndoshta me një devijim nga portieri dhe mbrojtësi Beqiri.
82′ GOL PARTIZANI! Edgar Çani futet në fushë dhe me prekjen e parë të topit fiton 11-metërsh, pasi Jakovljeviç e ndaj me faull në zonë. Batha, qetësisht, shënon.