Partizani i shkëputet rutinës, një lojë paintball për të larguar lodhjen e stërvitjes

Klubi i Partizanit vazhdon të jetë në Antalia për të zhvilluar fazën e tyre përgatitore përpara se kampionati të rikthehet sërish. Por përveç seancave stërvitore dhe testeve miqësore, të kuqtë kanë menduar që këtë herë të bëjnë dhe diçka ndryshe në Turqi.

Kështu ekipi i Partizanit ka gjetur kohë edhe për tu argëtuar, teksa kanë shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” foto të lojtarëve duke luajtur paintball. Të ndarë në dy skuadra, futbollistët kanë luftuar me njëri-tjetrin në këtë lojë. Me sa duket, klubi ka zgjedhur këtë mënyrë për të mbajtur harmoninë në grup dhe për të larguar rutinën dhe lodhjen e stërvitjes./Sport Ekspres/