Partizani e pëson nga penalltitë, Elbasani e mund dhe i afrohet 4-shes së Superiores

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Partizani është mposhtur në transfertë përballë Elbasanit. Verdheblutë kanë arritur të fitojnë me shifrat 2-0. Ishte Emiljano Musta ai që arriti ta dërgonte topin dy herë në rrjetën e kryeqytetasve. Në të dy rastet, goli u shënua nga pika e bardhë e 11 metrave.

Musta shënoi fillimisht në minutën e 37, ndërsa në të 89-n vulosi përfundimisht rezultatin e takimit. Me këtë fitore Elbasani shkon në kuotën e 34 pikëve, duke hyrë sërish në garë për t’u renditur mes 4 më të mirëve të “Abissnet Superiores”. Sipër verdhebluve, në vendin e 4-t, renditet pikërisht Partizani me 40 pikë të grumbulluara./Sport Ekspres/