Partizani e ka bërë hapin fals në ditën e djeshme. Të kuqtë u mundën me shifrat 1-0 në transfertën e Kukësit, atje ku vendosi goli i Gjelbrim Taipit.
Nga ky gabim pritet të përfitojnë dy rivalët e saj kryesorë të titullit, Tirana dhe Vllaznia. Bardheblutë do të presin Teutën, ndërsa Vllaznia përballet me Kastriotin. Të dyja takimet do të nisin në orën 17:00. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/