Parma kthehet në Serinë A, Aliji dhe Llullaku evitojnë rënien direkte

Festë e madhe në Parma, klubi verdheblu kthehet në Serinë A dhe është një lajm që gëzon gjithë Italinë në një farë mënyre, sepse bëhet fjalë për një klub me histori të madhe.

Festa e verdhebluve erdhi në minutat e fundit të sezonit, sepse ndërsa Parma fitonte 2-0 në Specia, duhet që Frozinone të ndalej nga Foxhia, gjë që ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes, me barazimin 2-2 që bëri të shpërthente festa në Parma.

Një dekadë plot vuajtje për klubin simpatik, që falimentoi para pak viteve dhe në tre sezonet e fundit ka fituar 3 kampionate, duke u kthyer me shpejtësi në Serinë A, përkrah Empolit të Frederik Veseli.

Ndërkaq, barazimi dramatik e detyron Frozinonen të luajë ndeshjet play-off, ashtu si Palermo, Venecia, Bari, Çitadela dhe Peruxhia.

Ndërkaq, në fundin e tabelës dramë për Novarën, që sot u mund 1-0 në shtëpi nga Virtus Entela, në një finale të madhe. Triumfi 1-0 e çon Entelën në ndeshjet play-off, ndërsa nga shqiptarët tanë vetëm Aliji ishte titullar, sepse Llullaku ka kohë që nuk luan më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *