Rei Manaj do të kalonte nga Barcelona te Spezia gjatë merkatos së verës. Sulmuesi shqiptar ka shënuar vetëm një gol në 14 ndeshje deri tani, por kjo nuk do të thotë se nuk është i vlerësuar. Përkundrazi, në bazë të një statistike që është nxjerrë nga një prej mediave pranë klubit të Spezias, me Rei Manajn në fushë kjo skuadër grumbullon më shumë pikë.
1.21 pikë për ndeshje është mesatarja e Rei Manajt që ka shifrat më të larta, e ndjekur nga 1.17 për Kiëior, 1.07 Provedel dhe 1.07 Nzola. Kjo tregon qartësisht ndikimin që kanë futbollistët te Spezia, të paktën deri në këto 21 ndeshje të para që janë luajtur në Serinë A. /Sport Ekspres/