Paradoksi/ Do i shkurtojnë lekët e pagesës për Ronaldon&CO, Juventusi jep 150 milionë euro për 11 gola

Një situatë tërësisht paradoksale është ajo që gjendet te Juventusi, por edhe disa klube të tjera të njohura në Europë. Vetëm dy javë pa futboll kanë mjaftuar që të flitet për kriza financiare, teksa menjëherë janë marrë masa për uljet e pagave të lojtarëve.

Ronaldo dhe shokët e tij do të kenë më pak para që do të marrin nga Juventusi, për shkak të kësaj situate të jashtëzakonshme. Por nga ana tjetër, merkato do të vazhdojë, si më parë duke mos njohur krizë. Madje edhe më e ndezur, teksa në bazë të asaj që raportojnë mediat italiane, Juventusi ofron një ofertë shokuese për yllin e Totenhemit.

Rreth 150 milionë euro për të marrë Harry Keane, që këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe pse duhet thënë se ka kaluar dëmtime. Por sigurisht duke parë shifrën e lartë, kohën ku gjendemi dhe masat e marra, këto veprime të bardhezinjve lënë shumë vend për shpjegime. /Sport Ekspres/