Vllaznia e Partizani kanë barazuar pa gola sot në Loro Boriçi, në një ndeshje shumë të luftuar, por me pak raste për shënim.
Vllaznia kërkon pikë për të avancuar sa më larg Teutës, por edhe një barazim i shkonte mbarë duke parë formën e Partizanit.
Pritej me shumë nga të kuqtë, të paktën në kërkimin e fitores, sepse realisht ndeshja ishte e hapur dhe në pjesën e dytë Vllaznia vuajti pasi u dëmtuan dy titullarë në harkun e tre minutave, Berisha e Gocaj.
Bardhi pati rastin e ndeshjes, kur doli i vetëm me Sherrin, por u vonua shumë dhe portieri i zuri rrezen, derisa devijoi në këndore.
Sukaj luftoi shumë, por nuk pati shumë mbështetje, ndërsa Progni bëri gjithçka në sulmin e kuq, por aty duhej Çani. Vetëm tre minuta luajti gjiganti i sulmit, në fund.