Kristian Panuçi e vlerëson shumë punën e Paolo Tramezanit që ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Sigurisht që një nga arritjet më të larta ishte kualifikimi në Europianin e Francës. Megjithëse ishte si ndihmës i De Biazit, ishte padyshim njeriu kryesor që ndihmojë Shqipërinë në atë sukses.
Tashmë një aventurë e re ka nisur për Tramezanin, pasi ka marrë detyrën si trajner i Livornos. Për mediat italiane, Panuçi ka treguar edhe bisedën e bërë me trajnerin në fjalë:
“Kam biseduar para se të nënshkruante për Livornon. Në ato momente i thashë: “Shko, vrapo te Livorno. Është një vend i jashtëzakonshme. A ka rreziqe? Epo është normale. Në jetë duhet t’i ndërrmarësh ato. Miqtë shpesh ndjekin rrugë të ngjashme. Duhet të them që edhe pse Paolo ishte zëvendës te Shqipëria, kishte rol thelbësor për kualifikimin e Shqipërisë në Europian. Shumë lojtarë atëherë ma konfimuar këtë gjë”, ka thënë Panuçi. /Sport Ekspres/