Pankina e improvizuar me karriget e lokaleve të lagjes, Kosova U-21 mundet nga Katari U-21

Testi përgatitor nuk ka shkuar më së miri për Kosovën U-21 që është mposhtur me rezultatin 2-0 në miqësoren ndaj Katarit U21. Edhe pse dardanët e vegjël patën disa raste te pastra për gol, kundërshtari e mbajti rrjetën e paprekur.

Ambienti ku u luajt ndeshja midis dy përfaqësueseve ishte mjaft luksoz dhe elegant, port vendasit kishin zgjedhur disa karrige mjaft të thjeshta, që përdoren zakonisht në “lokalet e lagjeve”, për të improvizuar pankinën.

Kosova do t’i luajë ndeshjet zyrtare në qershor të këtij viti dhe në grupin e kualifikueseve të Europianit, do të ketë Shqipërinë. Prandaj dhe njëherë do të shijojmë ndeshjen vëllazërore Shqipëri-Kosovë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *