Pamjet e rënda/ Shokimi në “Premier League”, momenti kur mjekët i kthejnë këmbën Andre Gomesit

Një dëmtim horror i ka shokuar të gjithë në “Premier League” gjatë ndeshjes mes Everton dhe Totenhemi. E përfunduar me rezultatin 1-1, shifrat kaluan në plan të dytë, pasi ishte episodi i Andre Gomezit që tërhoqi gjithë vëmendjen.

Pas ndërhyrjes së sulmuesit të Totenhemit, Son, Andre Gomez ka pësuar një dëmtim të rëndë duke iu kthyer kavilja. Futbollisti koreanojugor nuk do i besonte syve dhe po përjetonte makth kur pa kundërshtarin e shtrirë në tokë dhe mes ulërimave pas ndërhyrjes së tij. Madje edhe kur arbitri i nxori një karton të kuq deri diku të diskutueshëm, Son, as që e kishte mendjen atje.

Duke vendosur duart në kokë, ende nuk po i besonte syve për atë që po ndodhte. Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e rënda, kur doktorët i kanë kthyer këmbën në vend Andre Gomez. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online