E teksa 2020 nuk është larguar ende, tragjeditë po vazhdojnë që të përfshijnë botën e sportit në këtë vit të mbrashpt. E fundit ishte ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, ndërsa një ngjarje që do të shënonte historinë e “Formula 1” mund të vinte në ditën e sotme.
Por fatmirësisht mrekullia ka bërë që Grozho të shpëtojë dhe t’ia hedhi paq. Makina e pilotit të “Formula 1” ka shpërthyer dhe ka marrë flakë menjëherë pasi është përplasur me rrethueset e pistës, duke u ndarë në dy pjesë. Një kaos është krijuar pas skenës së parë e cila ngjan si të ishte xhirim filmi, ndërsa nga raportimet e para thuhet se Grozho nuk ka asnjë problem të vetëm. /Sport Ekspres/
¡Increíble que Grosjean haya salido vivo de ahí! Los milagros existen. pic.twitter.com/LofUgMcv3B
— Rafael Martinez (@HOTELES20) November 29, 2020
My God the crash of Grosjean turning into fire.
He is safe and already rescued pic.twitter.com/3hU4UKTN3X
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) November 29, 2020