Pakult: Vuajmë me rivalët që vetëm mbrohen. Bakaj të evitojë gjestet

Peter Pakult ka dalë sot në konferencë për shtyp para ndeshjes që do të luhet të shtunën kundër Laçit, duke folur për vështirësitë e skuadrës së tij në ndeshjet shtepiake, gabimet mbrojtese, Shkodrën dhe pezullimin e Bakaj.

VUAJTJET NË KUKËS –  “Çdo ekip që vjen në Kukës mbrohet së pari dhe na krijon pak problem. Nëse arrijmë si me Tiranën të shënojmë më shpejt, e kemi më të lehtë pastaj të gjejmë hapësira në zonën kundërshtare. Rezultati 0-0 u jep mundësi kundërshtarëve të bëjnë lojën që duan ata”

SHKODRA NË STOL NDAJ PARTIZANIT –  “Thjesht zgjedhje taktike. Menduam që të kishim një lojtar në stol i cili mund të na e ndryshonte ndeshjen dhe ashtu ndodhi.

PEZULLIMI I BAKAJ -” Ai është dënuar dhe duhet të vendosim një lojtar tjetër në vend të tij. Është lojtar i rëndësishëm, por ato gjeste nuk duhen bërë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *