Pakult: Guri gati të luajë jashtë, të gjithë lojtarët bënë super ndeshje

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, e thotë hapur se është shumë i lumtur për këtë sukses dhe nuk ngurron aspak të komplimentojë të gjithë skuadrën për ndeshjen ndaj Partizanit.

E kishit menduar një fitore kaq të thellë, duke marrë parasysh formën e Partizanit?

Nuk e mendoja një rezultat të tillë, pasi Partizani ishte një skuadër në formë që kishte bërë lojëra të mira. Shkoi ndeshja mirë për ne dhe morëm një fitore të rëndësishme.

E konsideroni të siguruar vendin e dytë?

Jo, pasi matematikisht nuk është mbyllur, është gjë e mirë që jemi 9 pikë para Partizanit, që e mbajtëm pas. Ka ende shumë ndeshje. Do të bëjmë maksimumin. Tani skuadrat që na ndjekin kanë më tepër presion, por kampionati është ende i gjatë dhe nuk ka mbaruar ende asgjë.

Loja e Kukësit duket në rritje…

E  kishim detyrim të luanim më mirë se dy ndeshjet e fundit. Në pjesën e parë e kontrolluam ndeshjen, pasi shënuam 3 herë. Gjërat më pas shkuan mirë dhe në fraksionin e dytë.

A është gati Guri për të luajtur në Austri?

Jam i zhgënjyer se Nexhipi ka luajtur te Partizani dhe ëhstë pak i mërzitur(qesh). Guri po bën një punë shumë të mirë, po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe them se është gati të luaj në një tjetër kampionat. Dua ta komplimentoj skuadrën, pasi Guri i vetëm nuk luan dot. Kanë bërë të gjithë lojtarët një super ndeshje dhe jam shumë i lumtur për fitoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *