Pak iluzion, por ishte në “Anfield”/ U mendua humbja e Liverpulit, Fabianskit “nuk i mbajnë gjunjët”

Liverpuli vazhdon të mos falë asnjë ndeshje në “Premier League”. Nuk bën punë as letra e një tifozi 10-vjeçar që i kërkon Klopit të humbiste një ndeshje, nuk bën punë as fakti që të kuqtë u përmbysën për një moment nga West Hami, në fund janë gjithmonë ata që fitojnë.

Këtë herë ekipi i Klopit ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj West Ham. Wijnaldum i kaloi që në minutën e 8 në avantazh, por Diop dhe Fornals krijuan një iluzion për surprizën e parë në “Premier League”. Duke parë dhe humbjen ndaj Atletiko Madridi, u mendua se Liverpulit mund të dështonte për herë të dytë.

Por kjo nuk mund të ndodhte, kurrsesi. Ndeshja luhej në “Anfield Road” dhe në këtë stadium nuk mund të fitojnë ekipe me më shumë kualitete se West Ham. Për t’ia lehtësuar punën vendasve ka menduar portieri Fabianski që nuk ndali dot një goditje elementare të Salah, duke mos i mbajtur më gjunjët në ato momente. Aq duhej nga Liverpuli dhe goli i fitores do të ishte një çështje kohe, me Manen që përshëndet rrjetën për të mbyllur shifrat në 3-2. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *