Ndriçim Shtubina i dha lamtumirën futbollit të luajtur disa ditë më parë. Por nuk ka vonuar shumë për të nisur një tjetër karrierë brenda botës së futbollit. Pas varjes së këpucëve në gozhdë, Shtubina do të nisë një etapë të re në rolin e drejtorit sportiv.
Ish-futbollisti ka marrë këtë detyrë të re në klubin ku edhe mbylli karrierën e tij, Egnatia. Skuadra rrogozhinase ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare në “Instagram” se Ndriçim Shtubina do të jetë drejtori i tyre sportiv, duke i uruar suksese në detyrën e re./Halit Delibashi-Sport Ekspres/