Rrogat e futbollistëve dhe të trajnerëve kanë qenë gjithnjë të ditura nga opinioni publik. Por pjesë e lojës nuk janë vetëm këto dy kategori. Arbitrat gjithashtu luajnë rolin kryesor në një ndeshje futbolli. Por sa paguhet një gjyqtar i futbollit? Përgjigjen e jep “GiveMeSport”.
Media në fjalë ka bërë publike shifrat që përfitojnë arbitrat e Premier League-s. Të gjithë gjyqtarët e këtij kampionati kanë një pagë fikse, e cila varion nga 30 mijë paud në vit për asistentët dhe arbitrat e VAR-it dhe 70’000-200’000 paundë për arbitrat kryesorë.
Por nuk janë vetën kaq. Gjyqtarët kryesorë marrin gjithashtu 1500 paundë për çdo ndeshje në të cilën ndajnë drejtësinë, ndërsa asistentët përfitojnë 850 paundë për ndeshje. Pra pak a shumë, një arbitër fiton në 90 minuta aq sa fiton mesatarisht një qytetar britanik në muaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/