Erjon Saliu
Bylisi ka zhvilluar dje miqësoren e dytë në Ballsh. Pasi ka fituar me Albpetrolin, dje skuadra ballshiote ka luajtur testin e radhës me Orikumin. Ballshiotët dhe orikasit kanë dalë në fushën e tyre me formacionet e tyre më të mira. Te Bylisi kanë rënë në sy mungesat e Vatnikajt, Limas e Ntefes, ndërsa Orikumi ka qenë me skuadër të plotë. Sot në Ballsh do të vij trajneri Troisi dhe një sulmues mjaft cilësor, afrikan që ka luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që pritet t’i bëj mjaft punë skuadrës mallakastriote në ofensivë.
NDESHJA – Ballshiotët dhe orikasit janë në kulmin e përgatitjeve. Në testin e djeshë, të dyja ekipet janë përpjekur që të japin më të mirën e tyre. Në pjesën e parë trajnerët respektivë kanë hedhur në fushën e lojës formacionet e tyre më ta mira. Duhet theksuar se orikasit kanë bërë paraqitje pozitive. Bylisi i është afruar disa herë golit, por ajo që binte në sy është përgatitja e lartë fizike, por edhe aksionet e rrjedhshme të Bylisit që shkonte shpesh te porta, madje ka shpërdoruar edhe raste. Në pjesën e dytë, të dy trajnerët bëjnë zëvendësime. Ballshiotët aktivizojnë tre të rinj, jo më shumë se 18-vjeçarë, dy prej tyre nga Ballshi. Krahas Dramollit, në fushë janë aktivizuar Dejvi Lutaj si dhe Oriest Sinaj. Të tre kanë bërë paraqitje shumë të mira. Pavarësisht humbjes në miqësore, skuadrat kanë dhënë më të mirën e tyre duke e vlerësuar testin e djeshëm.
Rikthehet Lutaj, luan në pjesën e dytë
Dejvi Lutaj, mesfushori ofensiv 18-vjeçar i skuadrës së Bylisit, është rikthyer nga dëmtimi i gjatë dhe dje ka luajtur në pjesën e dytë. Lutaj është një lojtar me perspektivë dhe shihet si një e ardhme e futbollit mallakastriot. Kujtojmë që Dejvi Lutaj është një familje futbolldashëse, por edhe që ka kontribuar për dekada me Bylisin, duke nisur që nga babai i tij që ka luajtur me Bylisin në Kategorinë e Dytë, por edhe xhaxhallarët e tij, Shkëlzeni e Kreshniku që kanë spikatur me Bylisin për disa sezone, duke luajtur në Superiore dhe Kupat e Evropës.
Bylis – Orikumi 0-1
Shënues: Livanaj 67’
Bylis: Xhorxheviç, Bella, Shoshi, Buzi, Kullira, Luiz, N. Hoxhaj, Çukuka, Zisi, Kolgegaj, Murataj. Trajner: E. Miço. (U aktivizuan: Dramolli, Sinaj, Lutaj).
Orikumi: Muhaj, Azizi, Imeri, Gjinaj, Meta, Xhelili, Qejvani, Kapo, Dadiku, Dhrami, Çapoj. Trajner: A. Sakaj (U aktivizuan: Kapaj, Goxhaj, E.Hoxhaj, Metaj, Nurçe, Caushaj)
Gjyqtarë: G. Velçani, A. Topi, E. Fejzullai (Fier)