Lyoni-i bëri atë që pakkush e mendonte në momentin kur mësuan se përballë do të kishte Juventusin. Por bardhezinjtë janë tashmë jashtë Champions League dhe francezët vijojnë rrugëtimin e tyre kundër Manchester City-t.
Trajneri Rudi Garcia ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku tregon se ka një rritje të vetëbesimit. Ndeshjet e fundit kanë treguar se nuk ka favorit në këtë sezon të pazakontë të Champions League, për këtë arsye tekniku i Lyon-it shpreson në një kualifikim. “Oreksi vjen duke ngrënë” thotë Garcia, që pas Juventusit tani kërkon edhe “kokën” e City-t.
“Pas eliminimit të Juventusit na jep më shumë besim. Oreksi vjen me ngrënie. Ne duam të qëndrojmë një kohë të gjatë në Lisbonë, por e dimë që City është favoriti i madh në këtë përballje. Fillimi i çerekfinaleve tregoi se statuset mund të abuzohen. Shpresojmë që do të ndodhë përsëri. Shpresoj se do të jemi aq të mirë sa këto dy ndeshje të fundit”, ka thënë ndër të tjera Rudi Garcia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/