Olsi Rama me ironinë thumbuese: Hajde luajmë “Play Station”, e shpallim aty fituesin e Superiores

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka bërë ironi me masat e marra në futbollin shqiptar pas ardhjes së Koronavirusit. Në një prej tyre thuhej që duhej të evitoheshin sa më tepër kontaktet fizike, duke iu referuar këtu edhe përplasjeve të nervave që shpeshherë ndodhin edhe në futbollin tonë, duke grumbulluar shumë lojtarë pas nervave të lojës.

Pikërisht për këtë çështje, Olsi Rama ka thënë për “Top Channel” që e parë në këtë mënyrë, do të ishte më mirë që kampionati të luhej në “Play Station” dhe të shpallej atje fituesi i Superiores.

“Kemi pasur një komunikim me masat e marrë nga Federata dhe një pjesë është bazike, që duhet të ketë parasysh çdo person, jo vetëm lojtarët. Pastaj ka edhe një pjesë tjetër që na shkaktoi ilaritet sa i përket kontakteve fizike që duhen evituar. Nuk e di sesi bëhet kjo. Nëse do të luajmë futboll, atëherë ejani dhe të luajmë futboll. Nëse duhet të mbyllet kampionati, atëherë hajde dhe të luajmë “Play Station” dhe ta shpallim aty fituesin”, tha Olsi Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *