Odise Roshi surprizon me lëvizjen në merkato, lë Akhmat Groznin për të firmosur në Hungari

Odise Roshi i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me skuadrën e Akhmat Groznit. Futbollisti shqiptar ka dhënë kontributin e tij për 5 vite në radhët e klubit rus, por me hapësirat e pakta këtë sezon duket se ka vendosur për largimin. Sipas “Supersport”, anësori shqiptar do të transferohet në Hungari, ku ka arritur akordin me Diosgiori VTK dhe të martën pritet të hedhë firmën në kontratë.

Një lëvizje suprizuese kjo nga ana e Odise Roshit, që zgjedh ti japë një tjetër rrjedhë karrierës së tij. Skuadra hungareze momentalisht renditet në fundin e tabelës, ndërsa me cilësitë e futbollistit të Kombëtares shqiptare synojnë të arrijnë objektivin për mbijetesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *