“O djal i bukur”, Hysaj ngacmon kapitenin e Napolit në konferencë: Po sa mirë që flet ky kapiteni jonë

Napoli ka zhvilluar konferencën para ndeshjes me Barcelonën në “Champions League”. Atje gjendej trajneri Gatuzo dhe kapiteni Insegne për të folur përpara mediave në lidhje me pyetjet e tyre për ndeshjen e nesërme kundër katalanasve.

Elseid Hysaj dhe Mario Rui mbahen te Napoli edhe si dy futbollistë që sjellin frymën e grupit dhe atmosferë në dhomat e zhveshjes me batutat e bëra. As këtë nuk herë nuk mund të qendronin të qetë, ndërsa Insegne e kishte futur konferencën e zhvilluar LIVE në “Instagram”.

“O djal i bukur”, ishte ngacmimi i bërë nga Elseid Hysaj, por edhe Mario Rui që nuk mund të rrinte pa e lënë përshtypjen e tij: “Sa bukur që flet ky kapiteni ynë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *