Lionel Mesi është në fundin e kontratës dhe tashmë një largim nga Barcelona është pothuajse i kryer. Megjithatë e ardhmja e argjentinasit vazhdon të ngelet e panjohur për mediat dhe fansat e tij.
Destinacioni më i mundshëm për 6 herë fituesin e Topit të Artë është Mançester Siti, përshkak edhe të marrëdhënies së veçantë që lojtari ka me trajnerin Guardiola. Por gjithashtu një bashkim mes Mesit dhe Nejmarit tek PSG nuk mund të mos konsiderohej.
Ish shoku i skuadrës së argjentinasit tek Barcelona, Kevin Prince Boateng ka një sugjerim tjetër për të, duke u shprehur se duhet të ndjekë hapat e legjendës Maradona dhe të transferohet tek Napoli. Sipas tij kjo skuadër e ka pensionuar numrin 10, poe do të ja jepte me kënaqësi një legjende tjetër si Lionel Mesi.
“Mesi do të mbyllë kontratën me Barcelonën, por sa e mrekullueshme do të ishte sikur Mesi të telefononte Napolit dhe ti thoshte se donte të vinte tek kjo skuadër. Ata nuk e japin numrin e Maradonës (10), po Mesi do ta nderonte më së miri këtë numër. Vetëm për dashuri, as për pasuri as për gjë. Do të ishte fantastike”- u shpreh Boateng. /Sport Ekspres/