Milani mund të luajë dhe pa Ibrën dhe ky është një sinjal mjaft pozitiv për trajnerin Pioli, i cili është duke shijuar frytin e punës së tij nga karantina. Ditën e sotme, kuqezinjtë ishin mjaft kompakt ndaj Fiorentinë, të cilën e mposhtën me rezultatin e pastër 2-0. Pas 9 ndeshjeve, Milani ka grumbulluar 23 pikë (7F 2B 0H), një sukses që nuk e kishte arritur në sezonet e mëparshme.
Edhe pse në moshën 39 vjeçare, periudhë që shumë lojtarë të tjerë do të kishin lënë futbollin, Zllatan Ibrahimoviç është në krye të klasifikimit për gola shënues. Madje në këto nëntë takime të para ka arritur që të realizojë më tepër se shumë legjenda të Milanit, ndërsa vetë kuqezinjtë kanë grumbulluar më tepër pikë se më parë. Këto shifra tregojnë për një skuadër që funksionon mjaft mirë në të gjitha repartet e formacionit.
Përveç Ibrahimoviç, gjithashtu Saelemaekers, Kessie dhe Benaccer janë duke treguar një formë perfekte në fushën e lojës. Prania e një lideri në kampin kuqezi ka sjellë një frymë të re në skuadër, të cilët kërkojnë të fitojnë çdo ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/