“Nuk të lë kurrë në baltë”, Redi Jupi vlerëson figurën e Myrto Uzunit te Kombëtarja

Shqipëria e ka të fituar një lojtar të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Kombëtares, Myrto Uzunin. Sulmuesi ka treguar gjithë vlerat e tij kudo ku ka shkuar në nivelin e klubeve duke kulmuar me mbërritjen në “Champions League” me Ferencvaroshin.

Ndërkohë sa i përket Kombëtares ende nuk kishte mbërritur goli i parë nga ana e Uzunit, kjo edhe për shkakun se trajneri Reja nuk e konsolidoi si titullar. Shansi i ofruar ndaj Kosovës është shfrytëzuar në maksimum atje ku në fitoren 2-1 ka ardhur asisti dhe goli i Myrtos. Gjatë transmetimit të ndeshjes në “Supersport”, Redi Jupi e ka vlerësuar lart figurën e sulmuesit.

“Është një nga rastet kur cilësia bashkohet me sasinë. Myrto Uzuni është lloji i lojtarit që nuk të lë në baltë asnjëherë. Kur trajneri i përcakton detyrat i bën me sukses ato, ndihmon shokët e skuadrës, jep gjithçka nga vetja e tij dhe i bën gjithmonë ato kilometrat që kërkon në fushë”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *