Ditën e dielë Kosova do të përballet me Suedinë në shtëpi. Kjo do të jetë sfida e parë e dardanëve në kualifikueset e Botërorit 2022, të cilët mposhtën në miqësore Lituaninë me rezultatin 4-0. Pala suedeze nuk ka ngurruar të ngacmojë Arbër Zenelin, në të cilën ky i fundit ishte pjesë e saj deri në 2016.
Peter Ëettergren, i cili është ndihmës trajner i Kombëtares së Suedisë, ka qenë dhe më parë trajner i Arbër Zenelit tek Elfsborgu, deklaroi se Zeneli është duke gënjyer kur thotë se Suedia nuk kishte interesim për të. Kujtojmë që vitin e kaluar në një emision, Arbër Zeneli u shpreh se nuk pati asnjë ofertë nga Suedia.
“Nuk është duke thënë të vërtetën. Ne kishim një takim në Borås Arena, gjatë kohës kur ai sapo kishte nënshkruar për Heereveen. Përfunduam takimin duke vendosur të takoheshim përsëri në Holandë, për të diskutuar për të ardhmen. Dy javë më vonë, ai ishte gati për Kombëtaren e Kosovës. Por e respektoj vendimin”- u shpreh Petter Ëettergeren sipas “Insporti”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/