Nuk pranon të marrë injeksione kundër dhimbjeve, Mbape nuk rrezikon për PSG-në ndaj Atalantës

PSG do të përballet me Atalantën në sfidën e vlefshme për çerekfinalen e Uefa Champions League, por francezët në këtë ndeshje do të duhet të luajnë pa yllin e skuadrës Kylian Mbappe. Sulmuesi francez u dëmtua përballë Saint Etiene, teksa mbrojtësi kundërshtar kreu një ndërhyrje ndaj “makabër” ndaj tij.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri Tuchel po shpresonin për një rikuperim të shpejtë për të shfrytëzuar shpejtësinë dhe saktësinë e lojtarit të tyre para portës, por sipas informacioneve nga Franca, Mbappe ka refuzuar të marrë injeksione kundër dhimbjeve për të mos rrezikuar, që do ta mbanin në fushë që nga minuta e parë. Për këtë arsye ylli francez do e nisë ndeshjen nga stoli ndaj Atalantës.

Përveç Mbappes, Paris Saint Germain do të luajë edhe pa Verratin, i cili u dëmtua në stërvitje pas  një përplasjeje me shokun e skuadrës  Eric Choupo-Moting. Shkalla e dëmtimit të italian është më e rëndë sesa të Mbappes dhe sipas raportimeve të fundit të mediave franceze lojtari nuk do të humbë vetëm ndeshjen me Atalantën, por të gjithë kompeticionin e Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *