Marash Kumbulla është padyshim një nga spikatjet e Serisë A për këtë kampionat, duke i surprizuar të gjithë pasi ka luajtur në nivele të larta. Pakkush e priste se mbrojtësi shqiptar do të luante si një veteran, ndërsa ka marrë edhe interesimin e shumë klubeve gjigande në Europë.
Por dëshira e lojtarit është që t’i bashkohet Interit. Madje për këtë arsye ka refuzuar edhe ofertën e Napolit në merkaton që lamë pas. Gjithashtu Kumbulla ka pasur edhe dëshirën e menaxherit më të njohur, Mino Raiola, që të ishte pjesë e agjencisë së këtij të fundit.
Kjo marrëveshje nuk ka ndodhur ende dhe derisa të mbërrihet aty, Raiola kërkon të prish punë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, menaxheri i njohur i ka ofruar Interit një tjetër opsion për mbrojtjen, duke i dhënë Armando Izon që është pjesë e Torinos. Kjo alternativë po shihet seriozisht nga zikaltrit, nëse Verona do e stërzgjas punën e negocimieve me Kumbullën. /Sport Ekspres/