“Nuk pashë një sparkat, një lojtar të Laçit që të thyente Dwamenan”! Ledio Pano: Nuk është faji i Mezanit

Laçi po shkon gjithmonë e më keq nisur nga rezultatet e fundit. Pasi po vuan në kampionat dhe po diskuton mbijetesën, kurbinasit mbyllën derën e vetme që mund t’i dërgonte në Europë, Kupën e Shqipërisë. Për më tepër mënyra sesi ka humbur ndaj Egnatias sot në shtëpi nuk lë vend për shumë shpresë.

Egnatia arriti të fitonte më shifrat 0-3 në transfertë për të siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Autogoli i Velkovskit i hapi rrugën suksesit të Egnatias, i ndjekur nga golat e Redi Kasës dhe Fernandos. Menjëherë pas takimit, Ledio Pano, i ftuar në Oversport, ka treguar problemin e Laçit.

“Nuk pashë një lojtar të Laçit që të bënte një sparkat. Nuk pashë një lojtar që të thyente Dwamenan. Nuk ka shpirt gare, nuk ka luftë sportive. Atëherë Laçi ishte shumë i fortë në shtëpi, nuk kalohej. Nuk dua t’i ul vlerën Egnatias, por kishte edhe pak fatin me vete. Kjo është situata e Laçit, duhet parë cilësia e lojtarëve, nuk është faji i trajnerit. Në disa momente duhet të dalin lojtarët që të mbajnë mbi shpinë ekipin”, tha Pano. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *