Caleb Ekuban ishte një nga afrimet më të goditura të Partizanit, që diti si të shtonte vlerat në ekip. Sulmuesi në fjalë ia doli të linte gjurmë në Superiore dhe në fanellën e kryeqytetasve, teksa jo pak herë ka ngritur peshë stadiumin dhe u ka dhuruar emocione tifozëve me golat e tij. Tashmë vijon karrierën e tij në elitën turke me Trabzonsporin, ku po tregon edhe një herë se aftësitë e tij.
Lojtari afrikan ka tërhequr vëmendjen e mediave në vendin e tij të origjinës, atë të Ganës. Madje “ghanaguardian” vendos t’i dedikojë një nuk njohin ekipet, media në Ganë e bën lëmsh me Ekubanin: E duan ende te Partizani…i Beogradit artikull Ekubanit, por me sa duket njohuria për të shkuarën e tij nuk është ajo e duhura. “Tifozët e Partizanit të Beogradit ende e duan Kaleb Ekubanin“, është titulli i vendosur prej tyre, duke ngatërruar në këtë mënyrë ekipin dhe duke bërë lëmsh lexuesit. Sulmusi ganez nuk ka qenë asnjëherë pjesë e kampionatit serb e as Partizani i Beogradit nuk është klub shiptar.Kështu, po kujtonë dashurinë e tifozëve të gabuar, pasi ata të cilët kanë marrë emocione nga Ekuban janë pikërisht tifozët shqiptar të Partizanit, atij të Tiranës. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/